Albin Kurti: Në 25 Prill, do të vij të votoj në Shqipëri…

0
135
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i zgjedhur i Kosovës Albin Kurti, tha s’e në 25 Prill, do të vijë të votojë, duke shfrytëzuar në këtë mënyrë pasaportën e tij shqiptare.

“Unë do të vij të votoj në 25 Prill në Shqipëri”, kështu u shpreh Kurti, ndërsa ftoi qytetarët të votojnë 3 kandidatët për deputetë të Vetëvendosjes.

Kurti  tha se; marrëdhëniet e tij me Kryeministrin e Shqipërisë, qoftë ai dhe Edi Rama do të jenë më të mirat që liderët e dy vendeve kanë pasur në kohë mes tyre.

“Porsa të zgjidhet qeveria e jonë e re, do të fillojmë bashkëpunimin me Republikën e Shqipërisë, me Edi Ramën, nëse do të ndërtohet qeveria para zgjedhjeve këtu. Do të vazhdojmë marrëveshjet që kanë nisur mes dy vendeve, do të kalojmë nga marrëveshjet e shkruara te zbatimi i tyre, jemi dy shtete për një komb.

Bashkëpunimi me çdo kryeministër apo president do të jetë shumë i mirë”, u shpreh Kurti para mediave.

Kurti në një deklaratë për mediat, ka shprehur mbështetjen e tij për aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, që do të garojnë në Shqipëri në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Të nderuar gazetarë, punonjës të mediave më lejoni që ta falenderoj zotin Boiken Abazi për angazhimin e palodhshëm që ka në jetën publike, është një aktivist i pathyeshëm dhe një aktivist i pakorruptueshëm.

Kemi nevojë për Kuvende të tjera të Republikës, Boiken Abazin e njoh edhe më mirë se familja e tij, sfidat që ne kemi kaluar së bashku në Kosovë, e kanë kalitur që ta përfaqësojë qytetarin këtu si pakkush derimë tani.

Vetëvendosja në Kosovë është më e fortë se kurrë më parë, me një rritje nga viti i kaluar, jemi duke pritur që kjo të reflektohet dhe në zgjedhjet e radhës, më lejoni të falenderoj të gjithë aktivistët në degën e Shqipërisë, ndryshimet në Kosovë janë bërë, dhe priten ndryshime dhe në Shqipëri. Shqiptarët meritojnë më shumë”, tha Kurti.

I pyetur në lidhje me marrëdhëniet që do të ketë me Tiranën zyrtare, Kurti tha se ato do të jenë më të mirat që një kryeministër i Kosovës, ka pasur ndonjëherë.

“Unë do të kem marrëdhëniet më të mira që ka pasur një kryeministër i Kosovës me Shqipërinë. Do të takoj edhe drejtuesit më të lartë shtetërorë këtu dhe do të ndalem në takime në tre qytetet ku kandidojnë aktivistët e VV-së”, tha Kurti.

Sa i takon gjykatës së Hagës, Kurti tha se ajo është e imponuar nga jashtë.

“Gjykata speciale në Hagë është e imponuar nga jashtë, dhe është instaluar për shkak të nga votimi të gabuar në Kuvend në datën 3 Gusht, ne kërkojmë që të kemi Gjykata normale në Kosovë, dhe me qeverisjen tonë të re do të rregullojmë imazhin e Kosovës duke sjellë drejtësi për qytetarët”, u shpreh Kurti.

Zjarr Tv Ad