Albin Kurti: Si mund të kemi marrëveshje me Serbinë kur familjet kosovare nuk kanë eshtrat e 1630 qytetarëve?

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së tij ditën e sotme në ISHKP ka folur edhe mbi takimin që zvëndësi i tij Besnik Bislimi ka zhvilluar me delegacionin serb në Bruksel. Kurti tha se këto takime janë thjesht përgatitore për një kapitull të ri të dialogut, mirëpo vazhdon të jetë pezull një çështje e cila nuk pret më, ajo e trupave të pagjetur.

Ai më tej shtoi se nuk mund të presin për një marrëveshje gjithëpërfshirëse kur janë në pyetje familjarët e 1630 qytetarëve të Kosovës të cilët vazhdojnë ende të presin për ndonjë informacion për trupat e të afërmve të tyre.

 “Unë jam i informuar për përgatitjet që i ka bërë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, pasi që si përgjegjësi e tij është edhe dialogu, por këto janë takime përgatitore të një dialogu që duhet të ketë kapitull të ri veçse ka vetëm një temë që nuk pret është çështja e të pagjeturve, prandaj së bashku me zv.kryeministrin Bislimi ka udhëtuar edhe udhëheqësi i komisionit Andin Hoti sepse s’mund të presim për marrëveshje gjithëpërfshirëse natyrisht me njohje reciproke brenda me Serbinë kur janë në pyetje familjarët e 1630 qytetarëve të Kosovës të cilët janë të pikëlluar që nuk i kanë më të dashurit e tyre”, ka thënë Kurti.

Kryeministri gjithashtu tha se për çështje të tjera Kosova mund të hapë temë diskutimi me Brukselin por jo edhe me Serbinë.

“Ndërkaq për çështjet e tjera ne kemi dhënë propozimet tona të cilat s’janë pranuar mund të hapen tema të diskutimit mes Kosovës dhe Brukselit por jo edhe me Serbinë”, tha ai.

Zjarr Tv Ad