Albumi më i ri “MozzArt” sapo ka mbërritur/Por ka vetëm një problem të vogël

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Data tashmë shënon 31 korrik dhe sikundër na kishte paralajmëruar reperi mjaft i sukseshëm Mozzik ka publikuar pak pasi ora shënoi 00:00 albumin e tij të titulluar “MozzArt”.

Albumi ka 20 këngë mes të cilave edhe bashkëpunimi me Tayna-n dhe Unikkatil-in: Hana, Glock, Stari i Mahallës, Dhelpër dinake, Zemra ime, Shqiptar, Boss, Louis Vuitton, Sirena, Madonna, Auf Wiedersehen, Tom and Jerry, Weiss, Baby, Nokia, Lass mal, Kërkun, Veq njo, Kaniher, Kur thojshe.

Nga këto këngë, janë publikuar më herët: Glock, Stari i mahallës, Dhelpër dinake, Zemra ime, Shqiptar, Madonna, Auf Wiedersehen, Baby, Lass mal, Veq njo.

Ndërkohë nga këngët e tjera, sikundër mund ta kuptoni edhe nga titulli “Hana” është një këngë që mban emrin e të bijës së reperit dhe i dedikohet asaj.

Ndërkohë, vlen të veçohet edhe bashkëpunini i dytë i Mozzik me Kidën i titulluar “Kërkun” dhe bashkëpunimi i tij me të vëllain, Getinjo, për këngën “Sirena”.

Kujtojmë se deri tani Mozzik po bën namin me këngët “Madonna” dhe ” PP” dhe shpesh është cilësuar si “artisti i verës”.

Por, ka një lajm jo shumë të mirë për dëgjuesit shqiptarë. Kjo pasi albumi ende nuk gjendet në You Tube në vendin tonë, megjithatë ju mund ta dëgjoni atë në të gjitha platformat e tilla, si Spotify, Tidal, Deezer, Gaana, Apple music.

Zjarr Tv Ad