Aldo Bumçi ka deklaruar se vizita e ish-presidentit i SHBA, Bill Clinton nuk ishte specifikisht për situatën në Kosovë dhe deklaratat e tij nuk janë thelbësore.
Bumçi ka theksuar se Clinton për atë që ka bërë për shqiptarët është i mirëpritur në të gjithë jetën e tij pasi ka ndaluar një gjenocid nga serbët ndaj shqiptarëve.
“Presidenti Klinton për shqiptarët është ai që mori vendimin që i ka shpëtuar nga gjenocidi, spastrimi etnik dhe Ballkani pa ndërhyrjen e amerikanëve do të ishte si një Lindje Mesme. Me spastrimet që po bënin serbët do të binte dhe Maqedonia e cila ishte buzë një destabiliteti të sigurtë.
Pozicioni i tij sot nuk është i angazhuar, qëndron aktiv në politikë por i distancuar. Nuk duhet të shikojmë detajet e çdo deklarate. Ai ka kontributin historik dhe mirënjohja jonë ndaj tij do të jetë e paçmuar.
Nuk mundet ne ti marrim deklaratat e tij thelbësore për sa i përket deklaratave për veriun e Kosovës. Vetë Kurti e di që shqiptarët atje janë 2% dhe se nuk mund të drejtojnë komunat atje ku serbët janë shumicë.
Atje biem dakord se situata nuk është normale dhe duhet të kemi një ç’tensionim të situatës sepse nuk mundet që një pakicë e vogël të drejtojë komunat atë”, tha Bumçi.