Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kallëzon penalisht Arbian Maznikun

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kallëzuar penalisht nënkryetarin e bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku. AMT shprehet se Mazniku ka shpërdoruar detyrën, pasi pranoi t`i paguhej fatura e hotelit nga firma “Fusha Shpk”, ndërkohë që kjo kompani ishte në konflikt interesi me bashkinë.

Aktiviztja e Aleancës: Morëm një informacion, pasi prokurori i çështjes nuk ka pranuar pushimin e çështjes. Ne kemi ngritur një kallëzim penal të bazuar në ligj dhe prova. Është një kallëzim penal i bazuar në ligj dhe në prova. Vetë të kallëzuarit prej nesh e kanë pranuar në prokuri që bileta me shifra ekstreme me 900 euro nata është paguar nga administratori i “Fusha shpak”, që ishte në konflikt interesi me Bashkinë e Tiranës. Ne na rezulton që “Fusha shpak”, duke qenë se bëntë të tilla pagesa korruptive, merrte si shpërblim 50% të tenderave që jepte kjo bashki. Ne i kërkojmë KLP-së të hetojë këtë dosje dhe na duket shumë absurde vendos drejtuesja e komanduar e Prokurisë së Tiranës. 

Prokurori i çështjes nuk pranon pushimin, ndërsa drejtuesja e prokurorisë vendos kërkesën për pushim të këtij gjykimit. Realisht nuk është bër asnjë hetim. Ne do bëjmë parashtrimet me objekt materiale. Nuk mund të thuash ti n një institucion shtetëror që nuk kishim kohë ne të bënim pagesën. Zyrtari është i ndaluar me ligj për të bërë paragesën. . Ne do kërkojmë rikthimin e dosjes dhe hetimin. Kemi kallëzuar nënkryetarin e bashkisë Arbion Maznikun sepse është në konflikt interesi. 

Ka kryer korrupsion të lartë duke pranuar pagesën e një tarife ekstreme. Për ne ka dyshime të arsyeshme se ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Nga ana tjetër kemi kallëzuar dhe administratorin e “Fush Shpk” pasi ka dyshime të arsyeshme se ka kryer korrupsion. Kemi shumë besim te drejtësia, ne kemi dyshime se ky veprim ka ndodhur me dhjetëra raste në bashkinë e Tiranës. Ne na bëri shumë përshtypje, që përpos faktit që nuk ishte prokurori që ka refuzuar pushimin e çështjes, nuk ishte as drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës që ka firmosur në mënyrë të kundraligjshme pushimin e çështjes. 

Zjarr Tv Ad