Aleanca për teatrin kallëzim penal ndaj prokurores Manjola Kajana, Adriana Kalaja: Soreca ka bërë vepër penale, kush po e lejon Yuri Kim të ndërhyjë në Gjykatën Kushtetuese?

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aleanca për teatrin ditën e sotme ka bërë kallëzim penal për prokuroren Manjola Kajana, e cila nuk ka hapur hetimin ndaj kallëzimit penal të bërë ndaj Sorecës dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës. Gjithashtu Kajana nuk kurseu akuzat për ambasadoren Yuri Kim dhe Sorecën për të cilën thonë se po ndërhyjnë në punët e brendshme të Shqipërisë dhe reformës në drejtësi.

“Kemi bërë kallëzim penal për prokuroren Manjola Kajana e cila ka shpërdoruar rëndë detyrën. Prokurorja Kajana marrë ka vendimin për moskallëzimin penal ndaj Sorecës dhe kryetarit të bashkisë Tiranë. Ne kemi argumentuar nga pikëpamja ligjore se ambasadori Soreca në kundërshtim me Kushtetutën ka kryer vepër penale, ka ndërhyrë në punë të brendshme të Shqipërisë ka ushtruar ndikim të paligjshëm në sistemin gjyqësor. Soreca ka zhvilluar një takim sekret në ambientet e gjykatës Kushtetuese, Soreca ka takuar kryetaren në detyrë të gjykatës Kushtetuese, ky veprim i Sorecës, në kundërshtim me ligjin. Prokurorja s’ka bërë asnjë shkresë nëse ka qënë ose jo i planifikuar ky takim dhe pse nuk është bërë publike as takimi mes Sorecës dhe kryetares së gjykatës kushtetuese.

Soreca ka bërë vepër penale së bashku me kryetarin e baskisë së Tiranës. Jemi në situatë dramatike që po kalon vendi ynë. Doja t’i bëja një pyetje Sorecës, kush është baza ligjore që lejon Sorecën të futet në gjykatën kushtetuese, por Kim kush e lejon që të ndërhyjë në gjykatën Kushtetuese. Këta ambasadorë kanë lidhje vetëm me ministrinë e jashtme. Ne garantojmë publikun që nuk do të rreshtim deri sa të ndërtohet sic ishte Teatri Kombëtar sipas projetkti të vitit 1938”, tha Adriana Kalaja.

“Në këtë kohë të zymtë për demokracinë shqiptare. Ne çështjes për Teatrin Kombëtar do t’i shkojmë deri në fund, këta prishën gjithçka që ka lidhje me kulturën: Prishet cirku, prishën teatrin, do të prishin teatrin e kukullave, kultura në këtë vend ka marrë fund. Ne do t’i shkojmë çështjes së teatrit deri në fund, ata që kanë kryer krimin që shembën teatrin, ajo godinë duhet të ndërtohet aty ku ishte dhe siç ishte”, tha Budina.

“Këtu nuk ka korrupsion e ka thënë ambasadorja amerikane Kim dhe ambasadori i BE-së, Soreca. E thonë që me reformën në drejtësi nuk ka korrupsion, rroftë ambasadorja Kim dhe Soreca”, tha me ironi aktori Mehdi Malkaj.

Zjarr Tv Ad