Aleatët në mbështetje të Bashës: Bojkot 30 qershorit!

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një  ditë më parë, opozita hodhi një hap me tej drejt bojkotit të zgjedhjeve të 30 qershorit por dhe angazhimin për të mosi i lejuar ato nëqoftëse socialistët do tentojnë ti zhvillojnë.

Në këtë betejë Lulzim Basha, ka mbështetjen e aleatëve të tij, me të cilët është konsultuar para se sat ë merrte vendimin.

Mediu: Nuk mund të ketë kuptim që ne dogjëm mandatet për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, të futemi në proces zgjedhor farsë. 

Shehi: Kjo do të ishte e pajustifikueshme. Ne dolëm nga parlamenti se nuk kishte kushte politike për të ushtruar jetën parlamentare.

Duket se opozita krahas bojkotit, ka menduar edhe mekanizmat se si do të pamundësoi mbajtjen e zgjedhjeve.

Shehi: Do tërheqim komisionerët nga qendrat e votimit.

Kreu i LZHK-ës Dashamir Shehi, krahas betejës që opozita po zhvillon, kërkon që pjesë e paketës për zgjedhje të lira, të jetë edhe sistemi.

Shehi: Ndryshojmë sistemin kushtetues, balancojmë institucionet, zgjedhim një president nga populli që të ketë peshë.

Kreu i Republikanëve, një mesazh kishte edhe për  Grupin më të ri parlamentar “demokrat”, që shprehu gatishmërinë për të garuar në 30 qershor.

Mediu: Njerëzit që i bashkohen marrëzisë së të marrit do të kenë të njëjtin fat siç është i marri.

Brenda këtyre ditëve pritet që PD të firmosë me gjithë partitë opozitare  një marrëveshje politike,  pjesë e së cilës është qëndrimi në raport me zgjedhjet lokale e qeverinë Rama.

 

 

Zjarr Tv Ad