“Aleati ynë strategjik”, 100 vjetori i marrëdhënieve, Balla: Falë SHBA, Shqipëria është vend i NATO-s dhe Kosova shtet i pavarur

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka folur gjatë një takimi për 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes vendit tonë dhe SHBA.

Balla deklaroi se SHBA mbetet aleati ynë strategjik dhe përbëjnë themelin e politikës sonë të jashtme.

Po ashtu Balla vuri theksin se falë mbështetjes së SHBA, Shqipëria është vend i NATO-s dhe Kosova një shtet i pavarur.

Balla: Falë mbështetjes së SHBA Shqipëria është vend i Natos dhe Kosova është shtet i pavarur, në mbështetje të Shqipërisë në integrimin europian.

Mbështetja që SHBA i kanë dhënë gjatë këtyre viteve Shqipërisë përmes agjencive, po shoqërohet me investimet amerikane në sektorët strategjik të ekonomisë shqiptare, siç ishte dhe nënshkrimi i memorandumit të Al Gazit. Numri i bizneseve amerikane është ende i vogël krahasuar me mundësitë dhe ofertën e Shqipërisë.

Për krijimin e një paqe të qëndrueshme, kemi nevojë për partner dinjitoz. Pas një shekulli SHBA mbetet aleati ynë strategjik, përbën themelin e politikës sonë të jashtme.

Pavarësisht se nga vjen president i SHBA jemi mirënjohes për mbështetjen që ka dhënë SHBA, mbështesin forcimun e demokracisë, shtetit ligjor, falenderim për amabsadorët amerikanë.

Zjarr Tv Ad