Aleko Petro: As vetë se kuptova se pse vrava vajzën

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aleko Petro, shqiptari që vrau për nder të bijën 28-vjeçare Anxhelina Petro pasi kundërshtonte lidhjen e saj me një afgan ka folur për herë të parë pas krimit me të afërmit e tij më datë 8 Janar.

I ndodhur në paraburgimin grek, Petro i ka telefonuar motrës së tij të vogël.

Përmes lotëve, e ftuar në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në Neës 24, motra e tij thotë se ai as vetë nuk e besonte krimin e rëndë që kishte bërë.

“Më ka marrë në datën 8 janar, i thashç ç’bëre vëlla kështu?! Më tha atë që bëra nuk e di as vetë. Më tha mos u mërzisni se unë do t’i vete çupës atje. Më tha nuk e di si arritën gjërat deri në këtë pikë.

I thashë çupa (trupi i saj) ka ardhur, është këtu dhe nuk na lënë ta shikojmë”, tha halla mes lotësh.

Ajo rrëfeu më tej se vëllai për dy orë nuk kishte mundur të fliste, pastaj i kishte rrëfyer të gjithë krimin. “Motër më tha pastaj, se unë dy orë s’mund të flisja. por isha unë ai që i tregova historinë që bëra policisë”.

NGJARJA

Ngjarja e rëndë ndodhi në Alepou, Korfuz në 2 janar. Babai shqiptar Bardhyl Guri, i njohur në Greqi si Aleko Petro vrau vajzën Anxhelinën 28-vjeçare dhe më pas e varrosi në oborrin pas shtëpisë për të fshehur gjurmët, pasi ishte kundër lidhjes së saj me një të ri nga Afganistani. Ka qenë partneri i saj nga Afganistani që ka bërë denoncimin pasi nuk po arrinte që të kontaktonte me 28-vjeçaren. Ai ishte i pari që ngriti dyshimet se vajza mund të ishte vrarë, pasi i ati nuk pranonte lidhjen midis të rinjve. Qeni besnik i vajzës shqiptare drejtoi hetuesit në vendin ku Aleko Petro kishte varrosur të bijën.

Zjarr Tv Ad