Aleksandër Vuçiç dhe Kovaçevski e konfirmojnë: Së bashku me Shqipërinë do të shkojmë në Bruksel

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Brukselit është një tjetër hap drejt progresit, por edhe një sinjal i qartë se pavarësisht pengesave të Aleksandër Vuçiç dhe Kovaçevski e konfirmojnë: Së bashku me Shqipërinë do të shkojmë në Bruksel

Pas kryeministrit Edi Rama edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski kanë marrë vendimin për të marrë pjesë në samitin e BE për Ballkanin Perëndimor.

Në njoftimin e përbashkët thuhet se tre liderët janë të vetëdijshëm se temat e diskutimit nuk do të jenë të lehta, por ata do të marrin pjesë për të treguar përkushtimin drejt rrugës se integrimit.

“Pas konsultimeve të hollësishme dhe gjithëpërfshirëse me bashkëpunëtorët dhe anëtarët e qeverive, liderët e tre vendeve vendosën të shkojnë së bashku në samit, duke rënë dakord për parimet që do të jenë shtylla kryesore e bisedimeve me zyrtarë të shumtë të BE-së”, thuhet në një njoftim të përbashkët që është publikuar nga mediat serbe.

Duke pasur parasysh se Republika e Serbisë, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut përfaqësojnë vazhdimisht interesat e qytetarëve të tyre dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor në të gjitha forumet relevante ndërkombëtare, vendimi për pjesëmarrje dhe qasje të përbashkët në samitin e shumta, ne vazhdojmë të japim një kontribut konstruktiv në rrugën e integrimit evropian.

Jemi të vetëdijshëm se temat që do të diskutojmë në samit nuk do të jenë të lehta, por pjesëmarrja jonë do të tregojë dhe konfirmojë edhe një herë përkushtimin tonë në rrugën evropiane të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu u ra dakord që në takimet në Bruksel do të vazhdojmë të luftojmë për dialogun, si modelin kryesor dhe të vetëm korrekt për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura, me përpjekje për të forcuar besimin e ndërsjellë dhe për të intensifikuar komunikimin me zyrtarët e Unionit.

Zjarr Tv Ad