Alfred Lela “skanon” fjalimin e Ramës në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste: Drejtësia, çështje që s’i takon qeverisë

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Alfred Lela, drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike ishte këtë të hënë i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” për të folur rreth ndryshimeve të reja në kabinetin qeveritar.

Ai tha se në fjalimin e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste kryeministri Rama ka folur turizmin dhe drejtësinë, për dy çështje që nuk i takojnë qeverisë si turizmi dhe drejtësia.

Lela shtoi se kryeministri nuk mund të thotë se drejtësia është e pavarur e më pas të pretendojë se “pavarësinë” drejtësisë ia siguron ai.

“Nëse i bëjmë një analizë të përciptë të fjalimit të Ramës, ai foli për gjëra që nuk kanë të bëjnë afër me qeverinë. Nuk mund të thuash se drejtësia është e pavarur ose e lë “mëshira ime prej kryeministri e lë drejtësinë të bëjë ca gjëra”, madje janë aq bujar sa japin e të tyret. I marrin barkëzbrazur, i bëjnë barkëngopur, korruptohen dhe pastaj i lëshojnë në rrugë të tyre.

Rrugës të ndodh 1 e 2 por nuk të ndodhin 50 me 50. Se edhe kjo që të ndodh rrugës, ky është dështim. Nuk mund të kesh një kryeministër që ka tre mandate dhe ka gjysmën e kabinetit e ka burgjeve, ose në SPAK. Ne themi që është i mençur i zgjuar dhe fitoi zgjedhjet. Fakti që ministrat dhe deputetët i ka në burg të tregon se si i ka fituar”, tha Alfred Lela.

Zjarr Tv Ad