Alfred Moisiu “shigjeton” BE nga konferenca e Vjenës: Kanë zgjedhur dy negociatorë që nuk njohin Kosovën për dialog, Vuçiç – një “Putin i vogël”

0
126
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-presidenti Alfred Moisiu e ka quajtur presidentin serb Aleksandër Vuçiç një “Putin të vogël” ndërsa mbajti fjalën e tij mëngjesin e sotëm në Konferencën e Paqes së Ballkanit Perëndimor që është mbledhur në Vjenë, organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës.

Duke u ndalur në zhvillimet e vrullshme për Kosovën dhe Serbinë gjatë këtyre ditëve, ish-presidenti shqiptar Moisiu e ka konsideruar të paparanueshëm faktin që Bashkimi Evropian ka vendosur në krye të dialogut të BE me dy vendet, dy personazhe që vijnë nga shtete që nuk e njohin Kosovën, spanjollin Josep Borrel dhe sllovakun Miroslav Lajçak që është vendosur në krye të dialogut nga BE. Për ish-presidentin shqiptar, këta dy ndërmjetësues janë të papranueshëm. “Eshtë koha për miq të vërtetë të lirisë” ka thënë ish-presidenti shqiptar.

Dhe në linjë me këto zhvillime, presidenti shqiptar ka folur dhe për propozimin franko-gjerman që duket më shumë si një “dhuratë” për Serbinë.

Për ish-presidentin, janë të paparanueshme edhe deklaratat e kryeministrit spanjoll kundër pavarësisë së Kosovës.

Ish-presidenti shqiptar Moisiu ka bërë thirrje për anëtarësim sa më të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe të hapen dyert për Kosovën për anëtarësim në NATO. “Ballkani duhet të ketë vëmendjen që meriton” ka thënë ish-presidenti shqiptar.

Në këtë konferencë, marrin pjesë ish-presidentë të rajonit, diplomatë e ish diplomatë si dhe shumë drejtues të organizatave që angazhohen në projekte diplomatike në rajon.

Zjarr Tv Ad