Alfred Peza: PS është një parti e madhe dhe më demokratikja në vend/ Edi Rama nuk është i vjetër, sepse është 57-vjeç, për herë të parë një Kryeministër në 30 vite merr 3 mandate radhazi…

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë një interviste televizive, deputeti i PS-së, Alfred Peza, foli për çështjen lidhur me mazhorancën dhe mandatin e saj të tretë.

Peza tha se ky mandat, do të jetë një mandat me këmbë në tokë dhe  duke komentuar 25 prillit, tha se duhet të marrë fund kultura e gjyqeve popullore dhe akuzave pa prova

Peza: Nga pikëpamja politike është një mandat historik, por të kemi parasysh se për herë të parë një kryeministër në 30 vite merr 3 mandate radhazi. Nga pikëpamjet e tjera kjo detyron më shumë PS-në që të mos e shohim me elementë euforikë këtë mandat që mund të krijojnë problematika.

PS është një parti e madhe dhe me demokratikja në vend, sepse e kanë treguar rezultatet e zgjedhjeve. Sigurisht që lista e 25 prillit ka qenë më e mira, sepse ka pas kombinuar 3 breza politikanët.

E di që Ora News e ka shumë merak Lali Erin, por Edi Rama nuk është i vjetër, sepse është 57-vjeç, një moshë që është e re për një politikan. Kjo është një pyetje që nuk mund të behët. Duhet të marrë fund kultura e gjyqeve popullore dhe akuzave pa prova. Kush ka prova t’i çojë në organet e drejtësisë dhe pasi të flasë drejtësia, atëherë t’i pranojmë si të vërteta këto vendime. Opozita gjithmonë këtë mision ka, të denoncojë, por të presim vendimet e institucionet. Ka një realitet krejtësisht të kundërt kur PS kërkonte që të hapeshin kutitë me vendim politik.

Hapja ne dosjeve të bujshme të drejtësisë nuk ka lidhje me 25 prillin apo me qeverinë, do të kishte ndodhur sidoqoftë. Ndërkohë shkarkimit të Metës mazhoranca do t’i shkojë deri në fund.

 

Zjarr Tv Ad