Algoritmi “demaskon” tekstet e bëra nga inteligjenca artificiale

0
3
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për të zbuluar nëse një tekst është shkruar nga një inteligjencë artificiale, mënyra më e mirë është të përdorni një tjetër, kështu deklaruan ekspertë nga MIT dhe Universiteti i Harvardit, të cilët përshkruan një algoritëm në faqen ArXiv që mund të përdoret për të identifikuar dokumentet dhe postimet false.

Programi, i quajtur “Dhoma e Testeve të Modelit të Gjuhëve Gjigante” (Glmtr), shfrytëzon faktin që gjeneruesit e tekstit me bazë inteligjencën artificiale përdorin modele statistikore për të shkruar.

Me fjalë të tjera, autorët shpjegojnë se “algoritmi ynë mund të tregojë nëse fjalët që lexohen janë shumë të parashikueshme për t’u shkruar nga një dorë njerëzore”.

Për ta zhvilluar atë, ekspertët filluan nga algoritmi i zhvilluar nga kompania “Open AI”, grupi i studiuesve të themeluar ndër të tjerë nga Elon Musk, që kishte vendosur të mos zbulonte programin nga frika se do të përdorej për të prodhuar falsitete.

Zjarr Tv Ad