Alibeaj denoncon marrëveshjen për Portin e Durrësit: Nga dokumentet e Qeverisë rezultojnë shkelje kushtetuese dhe ligjore. Pa asnjë lloj gare e transparence…,

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka denoncuar këtë të hënë përmes një konference për media marrëveshjen e miratuar nga Parlamenti për Portin e Durrësit, për të cilën tha se ka shkelje ligjore dhe kushtetuese.

“Cdo ndihmë privilegj do duhet t’i jepet incvestori të huaj me konkurencë e garë. Ky është një rregull ndaj të cilit askush nuk duhet ti shmanget, na rezulton nga dokumentet e vendosura në dispozicion nga qeveria se kjo marrëveshje po kalohet me një ligj të posacëm pa garë, pa konkurencë.

Praktika e kësaj qeverie ka pasur dy raste të tjera që i ka kaluar po kështu, njëri ligji i famshëm Fusha apo për Teatrin e tjetri ligji për aeroportin ë Vlorës. Ka qen vetë KE që në raportet e veta i ka anatemuar si në shkelje me ligjin.

Ky ligj zbukuron buqetën e ligjeve të mëparshme me porosi të posacme të dhëna pa garë”, tha Alibeaj.

Kujtojme që Kuvendi e futi në seancë plenare të enjten e kaluar me procedurë të përshpejtuar marrëveshjen për Portin e Durrësit.

Pjesë nga deklarata:

Në seancën plenare të ditës së enjte, ne kërkuam me forcë transparencë të plotë për marrëveshjen e Portit të Durrësit. Në përgjigje të kësaj kërkese, një ditë më pas, Kuvendi na vuri në dispozicion dokumentacionin e kësaj marrëveshje.

Nga studimi që deputetët e Grupit Parlamentar, së bashku me ekspertët tanë, i kanë bërë materialeve të vëna në dispozicion, kanë rezultuar shkeljet kushtetuese dhe ligjore, si vijon:

1. Shkelja e neneve 71 dhe 74 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit: MSA-ja, e firmosur në vitin 2006 dhe hyrë në fuqi në vitin 2009, sanksionon se cdo ndihmë shtetërore që shteti shqiptar i ofron sipërmarrjeve të caktuara, e cila shtrembëron apo dëmton konkurrencën është në kundërshtim me këtë Marrëveshje. Përcaktimi me ligj të posacëm i të drejtave dhe privilegjeve që një sipërmarrje private përfiton për realizimin e një projekti publik, përbën një shkelje flagrante të MSA-së.

Lidhur me praktikën e ligjeve speciale, Komisioni Evropian është shprehur në dy raste, ligji për Teatrin Kombëtar dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke konstatuar se përcaktimi me ligj i operatorëve që përfitojnë kontrata publike është në shkelje të detyrimeve që Shqipëria ka në kuadër të MSA-së.

Në rastin konkret, pa asnjë lloj gare, konkurrence apo transparence, qeveria shqiptare ka përcaktuar sipërmarrjen private që gëzon të drejtën për të zhvilluar projektin e portit të Durrësit.

2. Shkelja e nenit 11 dhe 18 të Kushtetutës: Kushtetuta garanton lirinë e veprimtarisë ekonomike, ku përfshihet edhe konkurrenca, dhe mbrojtjen në mënyrë të barabartë të pronës publike dhe private me ligj. Në rastin konkret, rezulton se jo vetëm është cënuar liria e veprimtarisë ekonomike dhe konkurrenca, por edhe mbrojtja që duhet të gëzojë prona publike. Kushtetuta përcakton se kufizimi i kësaj lirie mund të bëhet vetëm me ligj dhe për interesa publikë. Pra, kufizimi i kësaj mbrojtje që ofron Kushtetuta mund të ishte e lejueshme vetëm për sa kohë është përcaktuar me ligj dhe bëhet për interes publik. Sic do të shohim në vijim, është e qartë se në rastin konkret nuk mbrohet interesi publik, përkundrazi cënohet rëndë. Ndërkohë, përjashtimi nga taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe kontributi në strehimin social, është një trajtim i diferencuar që diskriminon padrejtësisht të gjithë ndërtuesit e qytetit të Durrësit, të cilët për zhvillimin e një projekti ndërtimi janë të detyruar t’i paguajnë këto detyrime.

Zjarr Tv Ad