Dalin detaje nga debatet që janë duke u zhvilluar në mbledhjen e grupit të PD-së thirrur nga Enkelejd Alibeaj, ku janë të pranishëm 20 deputetë.
Alibeaj, Bardhi dhe Tabaku janë të mendimit se Rama e ka thyer marrëveshjen që kandidatët të ishin të opozitës, dhe kanë deklaruar se nuk ka më vlerë që PD të vijojë të jetë pjesë e procesit për zgjedhjen me konsensus të presidentit të ri të vendit.
Gazment Bardhi në mbledhjen e Grupit:
Që në nisje të procedurës për zgjedhjen e Presidentit ky grup ka thënë publikisht që Edi Rama e ka paracaktuar Presidentin. Opozita duhet të hynte në proces për ti rrëzuar maskën e fasadës sikur donte Presidnet konsensual. Në respekt të zgjedhësve tanë ne nuk bojkotuam procesin, ofruam në mënyrë parimore rregullat e një procesi gjithëpërfshirës dhe konsensual, për ti ofruar shqiptarëve një President konsensual.
Shumica ra dakord publikisht për propozimin e procedurës së propozuar nga ne. Vetëm pas nisjes së procesit dhe propozimeve me emra konktet të grupit, Edi Rama u tërhoq nga marrëveshja. Pas tërheqjes nga marrëveshja publike, unë mendoj që grupi ynë duhet ta konsiderojë të mbyllur këtë proces. Edi Rama prishi marrëveshjen me opozitën, sepse nuk don nje president për shqiptarët. Edi Rama u tërhoq nga marrëveshja, sepse e ka paracaktuar Presidentin. Prandaj unë mendoj që grupi duhet të dal me një deklaratë ku të sqarojë këtë pozicion dhe ne nuk duhet të vazhdojmë më me këtë pasi maska e fasadës së Edi Ramës ka rënë.
Alibeaj: Sugjeroj qe ska asnje arsye te marrim pjese. Ata thyen marreveshjen.
Bardhi: Rama do ta vendose vete Presidentin. Ne mbajtem qendrim korrekt. Tani e pas skemi asnje arsye te vazhdojme.
Bardhi dhe Tabaku: Duhet ti japim fund pjesemarrjes tone ne procesin e zgjedhjes se Presidentit.
Tabaku: Grupi diskutoi dhe mbajti nje qendrim dinjitoz. Ne u qendrojme parimeve. Rama tregoi qe edhe kete here nuk ju qendron marreveshjeve/Faxweb.al