Alibeaj dhe Bardhi takim me presidentin Begaj për datën e zgjedhjeve

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetët e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi kanë shkuar në Presidencë, tek kreu i shtetit, Bajram Begaj. Pasditen e sotme, ata do të konsultohen me presidentin Begaj për të caktuar një datë për zhvillimin e zgjedhjeve vendore në vitin 2023.

Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në periudhat 15 prill deri në 15 maj, ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor, por që në këtë rast zgjedhjet me shumë mundësi do të jenë në periudhën e pranverës.

I pari, herët në mëngjes, në zyrën e kreut të shtetit, mbërriti Oerd Bylykbashi në emër të grupimit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, ndërsa pas tij shkruan edhe paraardhësi i Begajt, Ilir Meta.

Pas Metës të gjithë së bashku u futën në takim me Bajram Begajn drejtues të partive politike të vogla të djathta, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Vangjel Dule e Agron Duka. Ndërsa sot ishte radha e Alibeajt, ndërsa nesër në Presidencë pritet të shkojë edhe Taulant Balla. Deri më tani data më e përfolur për zgjedhjet është 14 maji.

Zjarr Tv Ad