Alibeaj dhe Bardhi zbardhin bisedimet me Palokën: Takimi ishte kontruktiv e mirëkuptues, duhet të dalim me një kandidat fitues në zgjedhjet lokale

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj dhe deputeti Gazment Bardhi kanë zbuluar detaje nga mbledhja e grupit, si dhe nga takimi sotëm i deputetit Bardhi me Edi Palokën.

Në një deklaratë për mediet Alibeaj tha se diskutuam për daljen e një kandidati të përbashkët në zgjedhjet lokale, madje kandidat fitues.

Alibeaj:Ka pasur një takim dhe një bashkëbisedim që vetë zoti Bardhi do ua thotë. Siç e thamë në javën e kaluar që ishim të gatshëm për të diskutuar. Ajo që ndodhi tani ishte një informim që zoti Bardhi bëri për diskutimet me zotin Paloka në analizë të situatës. Kjo ishte ajo se çfarë ndodhi. Nevoja dhe interesi për të dalë me një kandidat për demokratët është synim i cili nuk është vetëm si nevojë për të dalë me një kabndidat, por me një kandidat fitues. Është nevoja për t’i dhënë fund regjimit të Ramës. Të jetë një kandidat fitues, të jetë ai rreth të cilit të mblidhen flukset e kësaj shoqërie përballë regjimit. Instrumenti duhet të jetë proporcionalisht për këtë qëllim. Mënyrat janë të tilla që mund të gjenden me vullnet të mirë.

Ndërkohë deputeti Bardhi tha se takimi që zhvilloi paradite e sotme me Palokën ishte konstruktiv dhe jo fomal, ndërsa theksoi se njëanshmëria nuke ndihmon procesin e negocimeve për të diskutuar për daljen me njjë kandidat të përbashkët.

Bardhi: Në fakt nuk do të zbardh detaje duke kërkuar ndjesë, atë që kemi bisedaur me Palokën. Takimi ka qenë kontruktiv përb të..kemi shkëmybyer mendime dhe apeli im është që njjëashmëria nuk sjell bashkim. Njëasnshmëria nuk do të ishte halli ynë i përbashkët për të mundur Ramën. Këtë proces e dëmton njëanshmëria. E kam thënë sot kam shkëmbyer disa mendime me Palokën për të gjetur një rrugë sesi të bashkëpunojnë demokratët për zgjedhjet lokale.

Pyetje: Çfarë do të thotë njëanshmëri? Jeni pro procesit të primareve dhe çfarë propozoni?

Bardhi: E kam thënë dhe herën e parë, nuk kam ndërmend të bëjë bisedime përpara kamerave. Sot kam shkëmbyer disa mendime sëbashku me zotin Paloka për të gjetur një rrugë se si të bashkëpunojnë demokratët. Flas për pozicione të ngurta të secilës palë në grupin parlamentar. Nëse qëndrojnë të ngurtë në pozicionin e tyre, bashkëpunimi minohet. Do të duhet të krijohet një moment bashkëpunimi për të gjetur një kandidat të përbashhkët fitues në zgjedhje. Ishte takim informal dhe konstruktiv mes kolegësh në kafe.

Zjarr Tv Ad