Alibeaj e Berisha, sot ndodh përplasja në KQZ për komisionerët e 14 majit: Kë do njohë Celibashi?

0
172
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, edhe Partia Socialiste dhe Partia e Lirisë kanë depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) komisionerët për vendoret e 14 majit.


Ndonëse është një akt procedurial, caktimi i komisionerëve pritet të jetë përballja e parë se cila PD do të regjistrohet në zgjedhje, pasi, siç është paralajmëruar, të hënën edhe Enkelejd Alibeaj do të dërgojë listën e tij.

Në mungesë të një vendimi përfundimtar nga Gjykata lidhur me grupimin që ka zyrtarisht drejtimin e Partisë Demokratike, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha në 12 janar se KQZ do të vlerësojë legjitimitetin e personit nga Partia Demokratike që do të sjellë dokumentacionin e duhur.

I pyetur specifikisht se cilat janë dokumentet që vërtetojnë legjitimitetin e përfaqësuesve të PD-së, kryekomisioneri sqaroi se do të vlerësohet legjitimiteti i atyre personave që sjellin dokumente që vërtetojnë tagrin për të propozuar anëtarë në KQZ.

Po ashtu Celibashi shtoi se KQZ, dokumentacionin e merr nga Gjykata e Tiranës.
Gjatë prononcimit për mediat, kryekomisioneri u pyet nga gazetarët se cilët janë përfaqësuesit e Partisë Demokratike të cilët KQZ njeh aktualisht.

Ai bëri të ditur se aktualisht PD-ja përfaqësohet nga Marash Logu dhe Indrit Sefa, të cilët përfaqësojnë grupimin Alibeaj. Megjithatë, Ilirjan Celibashi shtoi se nuk mungojnë as komunikimet me karakter profesional edhe me Ivi Kason, i cili përfaqëson grupimin Berisha.



Më 17 janar, Gjykata e Apelit vendosi të pushojë shqyrtimin e ankimit të bërë nga grupi i Enkelejd Alibeajt, kundër Shkallës së Parë, e cila refuzoi ligjërimin në një vendim të vetëm Kuvendet Kombëtare të 17 korrikut dhe të 18 dhjetorit 2021, të dyja të thirrura nga Lulzim Basha. Vendimi erdhi pas disa shtyrjeve dhe tërheqjes së vetë ankimuesve.

Zjarr Tv Ad