Alibeaj FTESË demokratëve: Të bashkohemi për të fituar në 14 maj, t’i lëmë pas GRINDJET mes nesh!

0
162
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas vendimit të dhënë sot nga Gjykata e Apelit të Tiranës për vulën dhe logon e partisë.

Për Alibeajn, vendimi i sotëm është një ogur i mirë për demokratët. Ai shkruan se kjo është dita kur të gjithë demokratët duhet të jenë më të bashkuar se kurrë për t’u përballur me regjimin e Ramës, duke lënë pas mosmarrveshjet.

Alibeaj fton demokratët që të  bashkohen për t’i dhënë PD fitoren më 14 maj.

Postimi i plotë i Alibeajt:

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit vjen si një ogur i mirë për demokratët, që prej më shumë se 1 viti po kalojnë një periudhë të vështirë.

Kjo është dita kur të gjithë ne, demokratët duhet të jemi më të bashkuar se kurrë për tu përballur me regjimin e Edi Ramës dhe të lëmë mënjanë grindjet dhe mosmarrveshjet mes nesh të shkaktuara nga mentaliteti i vjetëruar i politikës shqiptare.

Ftojmë të gjithë demokratët që të lenë mënjanë pakënaqësitë dhe të jemi bashkë në përballjen e 14 Majit. Me kandidatët më të mirë që nuk vendosin interesin personal të askujt mbi interesin e demokratëve.

Nuk është ditë triumfi për askënd. Është ditë reflektimi i thellë, për ato që kemi kaluar dhe për te perballuar të ardhmen, që nuk është e thjeshtë, por as e pamundur.

Zjarr Tv Ad