Alibeaj i kthehet Berishës: Meriton përçmim dhe neveri për …

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës sa i përket ligjit për dekomunistizimin.

Në një reagim në rrjetet sociale Alibeaj thotë se Berisha duhet të përçmohet për shpifjet ndaj tij. Berisha e akuzoi Alibeajn se po përdoret nga Taulant Balla ndërsa bën zhurmë me ligjin per hapjen e dosjeve të komunizmit.

Por sipas Alibeaj, janë ish-komunistët ata që për vite me rradhë e panë përdorur PD-në si mburojë, ndërsa tashmë “i djeg thëngjilli” me ligjin për dosjet dhe lustracionin.

Reagimi i Alibeajt:

Akuzat dhe shpifjet në gojën e Sali Berishës, janë refren i njohur në politikën shqiptare. Vazhdoj ti mbetem bindjes se një gjuhë e tillë meriton përçmimin dhe neverinë që tashmë shqiptarët dinë tja japin politikës së vjetëruar. Ajo që Sali Berisha e quan bashkëpunim për ligjin e dosjeve, është thëngjilli që i djeg ish-komunistëve dhe ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, që për vite me rradhë përdoren PD-në dhe të djathtën si mburojë të tyren.

Akuzat ndaj familjarëve, janë pikërisht rrjedhojë e shkollës politike të komunizmit dhe biografive, që për dhjetra vite persekutuan shqiptarët.

Ligji për dosjet dhe lustracionin janë domosdoshmëri për shoqërinë shqiptare. Është mënyra për të rivleresuar të shkuarën, për të ndërtuar të ardhmen pa pengjet e një të kaluare që i ka shkaktuar dëme të mëdha shoqërisë sonë.

Zjarr Tv Ad