Alibeaj i përgjigjet “Rithemelimit”: Tashmë duket qartë se kush është në pazare të fshehta me Ramën

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur deklaratave të vazhdueshme të “Rithemelimit”, sa i takon akuzave për bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama.

Alibeaj tha se ditën e sotme u tregua qartë se cila palë ishte në pazare me Ramën, duke iu referuar ish kryeministrit, Sali Berisha.

Reagimi erdhi menjëherë pasi në mbledhjen e komisionit të ligjeve, u miratua propozimi i bërë nga Berisha përsa i takon kandidaturave të paraqitura për anëtar të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, ku Simon Miraka do të votohet në Kuvend.

Postimi i Enkelejd Alibeajt në Twitter:

Asnjë formë e vjetëruar komunikimi nuk e fsheh dot dështimin në përballjen me të vërtetën dhe vullnetin e lirë të demokratëve. Pazaret e politikës së vjetër janë të vështira të çrrënjosen nga mendësitë e atyre që për 30 vjet mbajnë peng interesin e shqiptarëve.

Nuk janë deputetët e grupit parlamentar të PD peng i Edi Ramës dhe shpurës së tij. Ata që janë në pazare të dukshme dhe të fshehta me të, ata që ndër vite kanë dëshmuar mungesë koherence në qendrimet ndaj qeverisë Rama dhe partnerëve të saj, janë sot të njëjtët që hedhin baltë mbi çdokënd që mendon ndryshe. Respekti për interesin e qytetarëve dhe jo për hallin personal është treguesi.

Zjarr Tv Ad