Alibeaj kërkon nga Spiropali llogari për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit dhe denoncon: Të dhëna sensitive të shtetit janë në duar të pasigurta, nuk keni reflektim. Sillni një pr/ligj që…

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj ka ngritur dy shqetësime në komisionin e Ligjeve këtë të martë, lidhur me impenjimin e qeverisë për deklasifikimin e dosjeve të sigurimit të shtetit, për të shmangur presionin dhe shantazhin politik. Po ashtu një tjetër çështje e ngritur prej ishte dhe masat që ka marrë qeveria lidhur me sulmet kibernetike dhe të dhënat sensitive të shqiparëve që janë në duar të pasigurta.

“Kemi paraqitur amendament që të adresojmë një cështje me interes publik, cështja e hapjes së dosjeve të Sigurimit, deklasifikimi i dosjeve. Pas 32 vitesh të rënies së sistemit komunist dhe bashkë me të dhe të armës së fuqishme të partisë, sigurimit të shtetit, shoqëria sot ka nevojë të njohë të shkuarën e vet për shumë arsye.

Për të parë cilat kanë qenë viktimat e sistemit diktatorial, jo vetëm kaq për të hequr përgjithmonë atë që është psikoza, modeli i shantazhit që përdoret duke u bazuar te dosjet e sigurimit dhe që aplikohet pse jo dhe në politikë e nuk ka zgjidhje më të mirë kemi menduar ne, për të përjashtuar ushtrimin e shantazhit politik me hapje dosjesh se sa të deklasifikohen. Nuk shoh nga qeveria të ketë trajtuar cështjen e deklasifikimit të dosjeve të sigurimit”, tha Alibeaj.

Ndërkohë lidhur me projektligjin “Për informacionin e klasifikuar” i cili po prezantohej sot në Komisionin e Ligjeve, Alibeaj tha se ai është përpiluar në korrik, por sot, sillet në Kuvend pa adresuar më qartë dhe më mirë problemet e rrjedhjes së të dhënave sensitive nga sulmet e hakerave.

“Nuk është më sekret, shtetëror jo e jo fakti që të dhëna sensitive të shtetit shqiptar janë në duar të pasigurta për shkak të sulmeve kibernetike, të ndodhura disa herë.

Kjo është një problem i gjithë shtetit shqiptar. Mediat përditë janë duke nxjerrë fakte të dhëna email, video. Kjo është cështje që duhet të preokupojë sigurinë kombëtare. Cfarë ka ndodhur? Cilat kanë qenë arsyet, masat e marra nga qeveria, për të parandaluar atë që ka ndodhur? Mbi të gjitha, ky projektligj është depozituar në korrik që nuk kishin ndodhur sulmet kibernetike, shoh që nga ana e qeverisë nuk sillet asnjë masë legjislative e shtuar e cila të jetë në funksion të asaj që ka ndodhur. Si para ngjarjeve të sulneve kibernetike, rrjedhjes së informacioneve sensitive, sillet ai projektligj që ka qenë para ngjarjeve, nuk ka një reflektim ligjor të paktën”, denoncoi Alibeaj.

Zjarr Tv Ad