Alibeaj mbledh grupin e PD, Tritan Shehu thirrje deputetëve: Mos shkoni në takim!

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Tritan Shehu, u ka bërë thirrje deputetëve që të mos marrin pjesë në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar, të thirrur nga Enkelejd Alibeaj.

Përmes një postimi në Facebook, Shehu u bën apel deputetëve që të mos bëhen pjesë e qëllimit të mbrapshtë Rama-Alibeaj.

Sipas tij, qëllimi i kësaj mbledhje është që PS të arrijë 84 votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit të ri.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Te nderuar deputete te PD, mos u beni pjese e qellimit te mbrapshte Rama-Alibeaj:

–Nje pseudo e mini opozite per te arritur PS-ja 84 votat e nevojeshme!

Ky ishte konkluzioni i djeshem i asaj komedie politike te cfaqur tek Kryesia e Kuvendit, e dirigjuar nga “shkopi” i Balles dhe me nje anturazh “korist” ne sfond.

Alibeaj, pikerisht ne fund te atij “takimi”, dekonspiroi thelbin e tij kur foli per nje “opozite per te arritur 84 votat”.

Pra nje “opozite” me 7-10 deputete, qe si shtese e votave te disponueshme te PS, te arrijne ne numrin e cilesuar te votimit.

Pikerisht, aq sa i duhet Rames per te zgjedhur i maskuar si liberal nje President te tij, pse jo edhe te “propozuar” sa per aparence nga Alibeja&Co, nqs ai do te siguronte 20 firma propozuesish…

Dhe kjo mund te ndodhe edhe ne raudin e dyte ose te trete, nqs Alibeaj&Co do te arrije te “peshkoje” keto 20 firma opozitaresh koshiente per demin e madh qe po i bejne demokracise ne shkembim te…

…ose qe akoma nuk po arrijne te shikojne realitetin e te kuptojne qarte ku synon kjo loje antidemokratike, qe po luhet ne sherbim te forcimit te ketij rregjimi.

Prandaj ju lutem…mos u beni pjese e asaj qe do tju ndante perfundimisht me elektoratin tuaj demokrat.

Dhe nje deputet pa elektorat nuk eshte deputet, ai mund te jete vetem nje rogetar…por qe shpejt do t’i duhet ta lere edhe ate.

Zjarr Tv Ad