Alibeaj mbledh me urgjencë Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike “Zyrtare”: Vendoset që të bojkotojnë…

0
743
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë ditës së sotme në shumë medie u fol se Partia Demokratike zyrtare do t’i bashkonte votat me mazhorancën për të emëruar Ardian Dvoranin anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Por burime nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike bëjnë me dije se kandidatura e Ardian Dvoranit është e papranueshme për në Gjykatën Kushtetuese.

Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar, pas sqarimeve të dhëna për problemet në procedurën kushtetuese të përzgjedhjes, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka marrë vendim për të mos marrë pjesë në votimin për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Kushtetutës, nëse opozita nuk merr pjesë në votim, kandidatura e renditur e para, në këtë rast Marjana Semini përzgjidhet automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Zjarr Tv Ad