Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka thirrut mbjedhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Alibeaj ka njoftuar që mbledhja do të mbahet ditën e nesërme në orën 09:00 në sepinë e Partisë Demokratike.
Kjo mbledhje do të mbahet pak para nisjes së seancës plenare.
“Nesër në orën 09:00 do të zhvillojmë mbledhje grupi në seli. Ju faleminderit!”, thuhet në grupin që Alibeaj i ka dërguar grupit të PD-së. Nuk dihet nëse do të jetë prezent ish-kryeministri Sali Berisha në këtë mbledhje apo jo.
Kujtojmë se pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kryetarit, drejtimin e Partisë Demokratike e mori Enkelejd Alibeaj. Pak ditë më vonë Gjykata Civile e Tiranës njohu zyrtarisht statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Me njohjen e këtij statuti, u njoh edhe grupi i Rithemelimit të PD-së si dhe vendimet për shkarkimin e drejtuesve demokratë. Pas këtij vendimi, Grupi i Rithemelimit shkoi në selinë e PD, ku kërkoi që të uleshin për bisedime me drejtuesit demokratë, në qëllim të bashkimit të demokratëve.