Alibeaj mesazh deputetëve të PD-së para votimit në Kuvend, ja çfarë u kërkon

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, u ka dërguar mesazh deputetëve demokratë, duke u kërkuar që të mos marrin pjesë në votimin për dy kandidaturat e propozuar nga PS për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.

Ai thotë se kjo do të bëhet për shkak se Kuvendi refuzoi votimin për kandidaturën e propozuar nga PD, duke përdorur një artificë në procedurë.

SMS e Alibeaj:

Të nderuar kolegë!

Duke qenë se për kandidaturën e propozuar nga PD për në Këshillin Mbikëqyrës se BQ u përdor artificë proçedure për të mos kaluar në votim në seancë plenare atëherë edhe ne nuk do të marrim pjesë farë në votim për 2 kandidaturat e propozuar nga PS.

Pra nuk i hedhim në kuti fletët me ngjyrë.

Zjarr Tv Ad