Alibeaj për Venecian Provoi atë çfarë ka thënë PD

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, në studion e ABC foli për qëndrimet e Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor dhe ndryshimet Kushtetuese.

Alibeaj u shpreh se kryeministri Edi Rama, u përpoq në mënyra të ndryshme të ndërhynte në mënyrë të njëanshme , në ligjin zgjedhor.

“Në aspektin politik besoj që nuk është favorizues për qytetarët shqiptarë.

Kryefjala ka qenë çështja e Reformës Zgjedhore dhe u pa qartë që Rama i vendosi bateritë e veta tek mënyra se mund të bënte një truk, pra ka goditur alfën e qetësisë ende pa filluar procesi.

Politikisht lexohet si një tradhti ndaj shqiptareve, pasi reforma zgjedhore duhet të garantojë paqe politike, një klimë besimi.

Venecia ka thënë që nuk mund të bëhen ndryshime në këtë kohë të shkurtër sepse këto që u bënë janë jashtë afateve normale sepse është ende e fortë ideja që Rama i cili i mori në mënyrë të njëanshme, mund të bëjë edhe ndryshime të tjera në ligjin zgjedhor.

Është konstatuar që këto ndryshime kanë probleme dhe Venecia është shprehur se të gjitha këto problematike duhet të zgjidhen me një dialog transparent”, u shpreh Alibeaj.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Juli Xhokaxhi , ai theksoi se Venecia e ka kuptuar arsyen që e shtyu kryeministrin të ndërmerrte ndryshimet në Kushtetuese, këtu qëndron edhe zemra e problemit.

Zjarr Tv Ad