Alibeaj zbulon se me kë e kishte ndarë vendimin e dorëheqjes: Me Bashën nuk kam komunikuar!

0
289
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kreu i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se nuk duhet të ketë rikthime të ish-kryetarëve në PD, kushdo qoftë ai.

Komentet Alibeaj i bëri gjatë një interviste në News 24, ku tha se nuk ka qenë dakord me kolegët e tij për të mbështetur kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 majit.

Lidhur me dorëheqjen e tij, ai tha se nuk ka pasur asnjë bisedë me ish-kryedemokratin Lulzim Basha dhe shtoi se vendimin e tij e dinin vetëm 2-3 miq të tij jashtë politikës.

“Do doja të kishte një angazhim më të fortë dhe më publik nga të gjithë deputetët… nuk kam qenë dakord me kolegët që publikisht kanë bërë dhe thirrje të votonin kandidatin e BF, sepse nuk jepte dhe nuk jep sinjale qartësie ndaj bazës sonë.

Në politikë duhet të mbash përgjegjësi, dhe unë mbaj përgjegjësi. Unë i kuptoj kolegët e mi për atë që kanë hequr në një vit e gjysmë në këtë situatë. Janë ndodhur në sulme edhe fizike dhe verbale nga të ngjashmit e tyre, dhe nuk kanë pasur mundësi të shpërfaqen… ndaj e kuptoj që qëndresa e tyre është akt epik në PD. Jo nga të gjithë pritej e njëjta rezistencë, he më takonte mua të mbaja peshën dhe përgjegjësinë tani në fund.

Nga ky moment e tutje, besoj se rruga e vetme e PD për të fituar simpatinë e shqiptarëve, është kjo që është shtruar tani. Sfida tani fillon!

E kuptoja që kjo politika e vjetër brenda nesh, ishte pikërisht kjo që do duhej refuzuar. Epitete personale, shpifje, të pavërteta… ndaj dhe politika e së shkuarës nuk rezultoi fituese.

Jo, për këtë çështje nuk kam komunikuar me asnjë. Kjo sepse është një akt që do duhej ta bëja unë, dhe i kam aq aftësi që të kuptoja që ky ishte momenti për ta bërë. E kam konsultuar me dy-tre miq të ngushtë jashtë politikës, për të parë reagimin, dhe në fund të analizës thash po ky është momenti.

Siç unë e imagjinoj, do duhet të shkëputemi nga mendësia e partisë që vërtitet rreth ish-it, kushdo qoftë ai”, u shpreh Alibeaj.

Zjarr Tv Ad