Alicia Keys do të prezantojë Çmimet Grammy këtë vit.
“Unë e di se çfarë ndjen kur je në skenë dhe do ta sjell atë energji,”-tha fituesja 5 herë e Grammy, në një deklaratë të martën. “Jam shumë e emocionuar që do jem prezantuese e ceremonisë në mbrëmjen më të madhe të muzikës, që feston kreativitetin, fuqinë dhe magjinë. Jam veçanërisht e gëzuar për të gjitha gratë e nominuara këtë vit.”
Kjo do të jetë hera e parë që këngëtarja do prezantojë një shfaqje.
“Gjatë gjithë karrierës së saj emocionuese, unë e kam parë atë të bëhet një forcë e fuqishme brenda industrisë së muzikës dhe më gjerë. Si një artist që flet me fuqinë e muzikës, ne jemi të kënaqur që ta kemi në skenë,”-tha presidenti i Recording Academy, Neil Portnow.
Me më shumë nominime këtë vit janë reperët Kendrick Lamar dhe Drake. Të dy kryesojnë me 8 dhe 7 nominime, respektivisht .
Gjithashtu janë të nominuara edhe dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.
Çmimet Grammy Awards do jepen në CBS më 10 shkurt.