Alimehmeti: Qeveria uzurpon Bashkinë e Tiranës! Rrëmben pronat e destinuara për shkolla dhe çerdhe, ngre fabrikën e armëve

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një deklaratë për media, Kryetari i Këshilltarëve Bashkiakë të PD në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti ka denoncuar një veprim të qeverisë, e cila, në vazhdim të kapjes së pushtetit vendor, ka miratuar me VKM transferimin e pronësisë së pasurive të Bashkisë Tiranë në Njësinë Administrative nr. 1, një zonë e njohur si ‘Ish-uzina e automjeteve/autotraktorëve’.

Ky veprim, i cili është bërë në kundërshtim me ligjin për ‘Vetëqeverisjen Vendore’, ka për qëllim ndërtimin e fabrikave të prodhimit të armëve dhe municioneve, duke anashkaluar nevojat e qytetarëve për infrastrukturë sociale dhe edukative.

Deklaratë për media:

Të nderuar qytetarë të Tiranës e të Shqipërisë!

Në vazhdimësi të kapjes së pushtetit vendor, Kryeministri vendosi me VKM revokimin e së drejtës së pronësisë së Bashkisë Tiranë dhe transferimin e pronësisë të pasurive të saj në Njësinë Administrative nr. 1, zonë e njohur si ‘Ish-uzina e automjeteve/autotraktorëve’.

Kjo pronësi i është kaluar Bashkisë Tiranë me VKM 219 që më 21 mars 2017, tetë vjet më parë për përdorim për realizimin e programeve arsimore dhe për realizimin e veprimtarive social-kulturore e sportive.

Çfarë bëri Bashkia Tiranë këto 8 vite? Asgjë?

Asnjë objekt arsimor! Asnjë veprimtari sociale! Asnjë veprimtari kulturore! Asnjë veprimtari sportiv!

Dhe ndërkohë që banorët kanë nevojë për çerdhe, për kopshte, për shkolla, për fusha sportive, zona nuk u zhvillua kurrë, madje as për banesa sociale.

Tani, me një akt të dënueshëm rrëmbimi të kompetencave vendore, qeveria vendos marrjen e pronës së Bashkisë Tiranë dhe kalimin e saj në funksion të Ministrisë së Mbrojtjes me qëllim ndërtimin e fabrikave të prodhimit të armëve dhe municioneve.

Bazuar mbi ligjin e ‘Vetëqeverisjes Vendore’ të vitit 2015, të miratuar nga vetë qeveria Rama, i vetmi organ që mund të trajtojë pronat në pronësi të Bashkisë Tiranë është Këshilli Bashkiak.

Për këtë arsye Partia Demokratike i kërkon Këshillit Bashkiak të Tiranës të trajtojë menjëherë dhe me prioritet këtë çështjen e këtij rrëmbimi të pronës në Njësinë Administrative nr. 1 dhe të dënojë publikisht kapjen e pushtetit vendor nga Kryeministri dhe Qeveria.

Për qëllime ushtarake, ka mjaftueshëm objekte dhe terrene që mund të përdoren e që ndodhen në zona më të përshtatshme po brenda territorit të Bashkisë Tiranë.

Por pranë njerëzve dhe në zonat e banuara është e nevojshme të ndërtojmë çerdhe, kopshte, shkolla, objekte sociale dhe fusha sportive në mbështetje të tyre dhe familjeve të tyre.

Zjarr Tv Ad