Alimehmeti zgjidhet kryetar i shoqatës Rajonale në Tiranë, reagon për herë të parë FSHF-ja

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reagimi nga FSHF:

“Federata Shqiptare e Futbollit, informon opinionin publik se sot konform të gjitha normave statutore të këtij forumi, janë zhvilluar punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë. Në këtë mbledhje të zhvilluar në ambientet e Shtëpisë së Futbollit morën pjesë 65 delegatë, të cilët përfaqësuan 41 anëtarët e kësaj shoqate.

Pas verifikimit të mandateve të delegatëve sipas statutit u mbajt raporti i veprimtarisë së shoqatës nga kryetari i deritanishëm Sulejman Mema dhe u përshëndetën punimet nga Zv.Presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuriu, i cili falënderoi anëtarët e SHRF Tiranë për kontributin e tyre në futbollin shqiptar. Ai i uroi të pranishmëve sa më shumë suksese në të ardhmen duke garantuar mbështetjen e FSHF.

“Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit ju them mirë se keni ardhur në Shtëpinë e Futbollit. Kjo është shtëpia juaj, shtëpia e të gjithë njerëzve që jetojnë me futboll.

Kjo godinë është tregues i arritjeve tona të përbashkëta dhe simbol i bashkimit të komunitetit të futbollit nën një çati dhe gjej rastin të falënderoj Kryeministrin Edi Rama për këtë dhuratë se po të ishte për ndonjë tjetër këtu do ishin bërë pallate. Dëshiroj t’ju uroj për këtë mbledhje, e cila tregon fuqinë e futbollit amator në Tiranë dhe dua t’ju garantoj mbështetjen e FSHF-së për zhvillimin e këtij futbolli në vitet që vijnë. Pa dashur të zgjatem, kam një ftesë të sinqertë që sot të merrni vendime të drejta të cilat do t’i shërbejnë vetëm futbollit dhe askujt tjetër. Dua t’ju them të jeni të guximshëm dhe të vendosni vete për veten tuaj pa u ndikuar nga njeri e aq më pak nga politika. Politikës nuk i intereson futbolli. Politikës i intereson vetëm përçarja. Pasi të mbarojnë zgjedhjet politika vazhdon punën e vet dhe neve na mbetet vetëm njëri-tjetri për ta çuar përpara futbollin”, – tha Nuriu.

Më tej, punimet vazhduan sipas rendit të ditës, ku si pikë kryesore ishte zgjedhja e kryetarit të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë me dy kandidatët e propozuar Krenar Alimehmeti dhe Eduard Prodani. Pas verifikimit të anëtarëve, u vijua me procesin e votimit, ku në përfundim kryetar i kësaj shoqate u zgjodh Krenar Alimehmeti, i cili mori 44 vota. Kandidati tjetër Eduard Prodani mori 2 vota, ndërsa një votë u shpall e pavlefshme. 18 delegatë u larguan pas fillimit të Asamblesë.

Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë në këtë mbledhje vendosi të trajtojë propozimin e disa anëtarëve për zgjedhjen e përfaqësuesve të SHRF Tiranë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së. Në sekretarinë e Asamblesë ishin paraqitur 6 kandidatura për 5 vende vakante. Në përfundimit të votimit delegatë të SHRF Tiranë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-s- u zgjodhën Fatjon Muhameti, Arbër Laçi, Marko Pelinxhi, Ervin Canollari dhe Florian Mema.

Gjithashtu, në këtë mbledhje u mbajt raporti financiar i veprimtarisë së shoqatës”

Zjarr Tv Ad