Ambasadorja Yuri Kim, moderatorja Alketa Vejsiu, gazetarja Ilva Tare dhe shumë personazhe të tjerë të medias kanë qenë të pranishëm sot në një festë private.
Ka qenë Alketa ajo e cila përmes disa postimeve në “Instagram” ka zbuluar disa momente nga kjo pritje ku nuk kanë munguar as fjalët e ngrohta për ambasadoren Yuri Kim.
Alketa ka publikuar dy foto krah ambasadores ku nuk ngruon të shprehë mirënjohjen dhe falenderimet e saj për të.
“Shumë e ngazëllyer dhe e nderuar për t’u takuar me Ambasadoren e Yuri Kim. Ambasadoren më karizmatike! #Fuqia e grave! Faleminderit për gjithçka që bëni për të forcuar marrëdhëniet”, shkruan Alketa.
Gjithashtu, moderatorja ka postuar edhe një foto krah gazetares Ilva Tare e cila vetëm pak ditë më parë bëri me dije se do të largohet nga Shqipëria së bashku me familjen e saj për të nisur një rrugëtim të ri në Amerikë.
Alketa i ka uruar suksese Ilvës dhe e bindur është shprehur se njëjtë si në Shqipëri edhe në Amerikë do të gjejë vendin që meriton.
“Po kjo s’eshte Lamtumire ne nje bote ku jemi gjithmone e me te ben pavarsisht distanca dhe kordinatave gjeografike; eshte nje “mirutakofshim” ne Washington apo serish ne Shqiperi. Jam e bindur qe si profesioniste alfa dhe qytetare e botes, do ta gjesh vendin qe meriton edhe ne Amerike! Je speciale”, shkruan Alketa.