Almeda Abazi merr një dhuratë super të shtrejtë nga bashkshorti

0
93
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Almeda Abazi është një nga modelet shqiptare që bënë karrier në Turqi.

Ajo është e martuar me aktorin turk , Tolgahan Saysiman, me të cilin është duke  pritur të bëhen prindër.

Almeda ka zbuluar gjininë e fëmijës pak kohë më parë. Ajo do të sjellë në jetë një djalë dhe prej disa kohësh çifti ka nisur përgatitjet për pritjen e fëmijës. Së fundmi çifti ka blerë një vilë 4-katëshe në qytetin e Stambollit, e cila ka kushtuar jo pak, por 4 milionë e 500 mijë lira turke.

Shtëpia e çiftit ka një pishinë funksionale për çdo stinë të vitit dhe një kopësht shumë të madh relaksues. Mediat turke raportojnë gjithashtu se një dhuratë tjetër që Tolgahan i ka bërë Almedës, është një palestër personale brenda ambienteve të shtëpisë, pajisjet e të cilës kanë kushtuar 50 mije dollarë.

Përveç kësaj ai ka punësuar edhe një instruktor, i cili i bën Almedës ushtrime parapërgatitore për lindjen. Duket se dhuratat do të vazhdojnë edhe për shumë kohë për Almedën në këtë pritje të ëmbël.

Ndër të gjitha, Almeda së fundmi ka sjellë edhe një këngë e cila titullohet ‘Alabama’.

Zjarr Tv Ad