Alpinisti vë në alarm Parisin, ngjit pa leje kullën Eiffel

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kulla Eiffel në kryqytetin francez është mbyllur për vizitorët pasi një alpinist është ngjitur në strukturën metalike. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së hënës, por nuk dihet në çfarë lartësie ishte personi dhe cilat ishin motivet që e bënë të ngjitej në strukturën atraktive për turistët. Deri në katin e dytë, ai u ngjit si vizitor normal dhe më pas filloi të kapej në strukturën metalike, e cila tërheq miliona turistë çdo vit.

Një zëdhënës i policisë së Parisit tha se skuadra e zjarrfikësve, së bashku me një specialist për ngjitje ndërhynë në moment.  Sheshi nën kullën u evakuua, ndërsa turistëve u është thënë të shtyjnë vizitat e tyre. Edhe rrugët që rrethojnë pikën e referimit u bllokuan. Thuhet se ai kishte arritur në lartësinë 274 metra, por ende nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Zyrtarët nuk kanë zbuluar informacione të tjera për incidentin duke mos dhënë detaje as për rihapjen e Kullës Eiffel.

Kjo nuk është hera e parë që një person ngjitet në ikonën ndërkombëtare të Francës, që vizitohet nga miliona turistë çdo vit.

Në vitin 2015, britaniku James Kingston u ngjit pa litarë mbrojtës dhe pa leje duke shmangur kamerat e sigurisë.

 

Zjarr Tv Ad