Kuvendi ka anulluar mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, i cili ishte thirrur për t’u mbledhur ditën e sotme për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako.
Anullimi i mbledhjes është bërë pasi deputeti socialist e ka dorëzuar vetë mandatin e deputetit, pasi tha se do të përballet vetë në Gjykatë dhe do të provojë pafajësinë.
Njoftimi i Kuvendit:
Të nderuar kolegë,
Në mbështetje të Urdhërit nr. 24, datë 30.03.2022, të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla “Për anullimin e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin”, mbledhja e Këshillit nuk do të zhvillohet.
Deputeti Alqi Bllako ka depozituar në Kuvend deklaratën për heqjen dore nga mandati i deputetit me vullnet të dhe për rrjedhojë Kuvendi nuk mund të vazhdojë procedurat për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako.