Alqi Bllako ende s’ka dorëzuar zyrtarisht mandatin në Kuvend

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë më parë SPAK njoftoi se do ti drejtohej Kuvendit me një kërkesë për heqjen e mandatit të deputetit të PS-së Alqi Bllako.

SPAK, kërkon nga Kuvendi që t’i hapë dritën jeshile për arrestimin e Bllakos pasi dyshohet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Pas kërkesës së SPAK, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, njoftoi se në orën 18.00 të së mërkurës do të mblidhej Këshilli i Mandateve.

Më vonë erdhi një reagim nga Bllako i cili në rrjete sociale, njoftoi se do ta linte vetë mandatin për t’ju dorëzuar drejtësisë.

“Sidoqoftë, nuk ka arsye të angazhohet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për këtë çështje dhe as nuk dua të përfitoj apo të më ofrohet një trajtim ndryshe nga çdo qytetar tjetër i vendit tonë.

Unë nuk kam mburojë mandatin e deputetit, por të vërtetën për pafajësinë time. Këtë do ta provoj në gjykatë dhe përpara opinionit publik.

Prandaj kam vendosur që ditën e nesërme t’i paraqes Kryetares së Kuvendit dorëzimin e mandatit tim si deputet i Republikës së Shqipërisë, dhe të përballem me akuzën pa asnjë privilegj. Si një qytetar i zakonshëm, si prind dhe familjar i përgjegjshëm; dhe mbi të gjitha si një shërbëtor publik, që padyshim e kupton se çdo angazhim vjen edhe me çmimin e përbaltjes politike apo edhe me detyrimin e sqarimit të së vërtetës para drejtësisë”, shkruante Bllako.

Por deri më tani më tani siç raportojnë mediat Bllako nuk e ka ndërmarrë një hap të tillë, ndaj pritet mbledhja e Këshillit të Mandateve për të parë ecurinë e rastit.

Zjarr Tv Ad