Altea Mema, Logopediste/ Si të menaxhojmë fëmijët me spektrin e Autizmit në kohën e karantinës?

0
290
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eshte koha me e veshtire per femijet te cilat kane probleme te kesaj fushe.

Pikerisht veshtiresia qendron ne rikrijimin e nje rutine te re prej te ciles femijet me spekter jane shume te varur . Nje rutine e cila duhet administruar ne menyren me te mire te mundshme nga prinderit e femijes.

Disa nga menyrat e krijimit te kesaj rutine I permendim me poshte ;

  • Perpiquni sa me shume qe kjo rutine te jete sadopak e ngjashme me ate qe femija ka pasur edhe para periudhes se izolimit .
  • Pjese te rutines mundesisht duhen te jene nje ose dy nga aktivitet e preferuara te femijes pasi kjo e motivon femijen per pjesen tjeter te mbetur.
  • Duhet te permbaj aktivitete te shumta fizike te cilat ndihmojne ne shkarkimin e energjive te teperta qe femija ka .
  • Lojerat edukative jane shume te rendesishme ( puzzle te ndryshem , lojera formuese Lego , pershkimi I rruazave ne fill etj )
  • Imitime gjate gjithe dites , kerkojuni femijeve tuaj te imitojne veprimet te cilat ju beni gjithmone te pasuara me shpjegime , gjithashtu dhe imitime vokale te shoqeruara me pamje vizuale.
  • Per cdo element te ri ose perserites ideale do te ishte qe secili prind te konsultohej me terapisten/in e femijes.

Rikrijimi  I rutines se  femijes mundeson qe ai te mbushe diten me aktivitete te dobishme per te.

Kontrrolli I sjelljeve te femijes eshte qellimi kryesor , pasi jane pikerisht sjelljet te cilat mund te na     cojne ne regres ose mund te stopojne zhvillimin konjitiv te femijes.

Logopediste Altea Mema

E-mail [email protected]

Whatsapp/ +355 69 7480 304

Zjarr Tv Ad