Altin Goxhaj bën deklaratën e papritur: Po të jem gjallë deri në 2023, do të jetë arritje! Po vjen një përplasje e madhe…

0
1124
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Altin Goxhaj, kundërshtari numër një i Soros në Shqipëri, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për idetë e tij. Goxhaj thotë se është persekutuar ndër vite dhe se në vitin 2022, do të vijë përplasja e madhe… Gjatë bisedës, Goxhaj zbuloi se dikur ka marrë edhe ai financime nga Soros, por më pas nuk i mori më sepse “zbuloi të vërtetën”. “Kam sakrifikuar jetën. Kam hequr dorë nga pasuria. Më kanë mbyllur bizneset. Më kanë falimentuar dyqanin. Jam në l*uftë për jetë a vdekje. Pres edhe vdekjen. Po të jem gjallë në 2023, arritje e madhe. Në 2022 do të ketë një përplasje të madhe. Ju nuk e keni idenë se cfarë është 2022”, u shpreh Goxhaj.

Lidhur me fondet e Soros në studio ka patur një bisedë mes Goxhajt dhe Currit: Altin Goxhaj: Jam autori i shkrimit të parë për Soros. Ky njeri nuk është as Nënë Tereza, as biznesmen, as filozof, por duke financuar elitat e botës, ka fuqinë të rilindë ose të shkatërrojë një komb.

Arjan Curri: Ju s’keni marrë fonde nga Soros?

Altin Goxhaj: Kam aplikuar për projekte.

Arjan Curri: Si mund të kërkoni para nga ky njeri ju?

Altin Goxhaj: Kur konstatova në zyrat e Soros, planin për të shkatërruar shoqërinë civile si hapin e parë drejt politikës…

Arjan Curri: Nuk keni hatërmbetje që nuk keni marrë më para?

Altin Goxhaj: Unë kam marrë, po.  Pse duhet të bëhem mercenar, që kush më paguan të bëhem unë kundër vendit?

Arjan Curri: Si mund të shash një person që të jep para?

Altin Goxhaj: Nuk duhet ta akuzosh një njeri, pse ke marrë paratë? Kam marrë paratë në fillim, kur kam konstatuar informacionet, jam larguar. Drejtori më ka thënë do të gjë e keqe. Una kam shumë padi nga ky network sot.

Arjan Curri: Thonë që është hatërmbetje, se nuk ju dhanë më lekë.

Ylli Rakipi: Deri kur ke marrë lekë?

Altin Goxhaj: Deri në vitin 2001. Kisha 38 mijë euro nga Soros.

Ylli Rakipi: Ua, ne s’kemi marrë kurrë kaq. Unë kam qenë botues, mund të kem marrë ndonjë biletë avioni, por kurrë këto shifra.

Altin Goxhaj: Nga 94 deri në 2001 organizatat që kam drejtuar unë kanë marrë 38 mijë euro, unë si Altin, nuk kam marrë as rrogë, vetëm ndonjë biletë avioni.

 

Zjarr Tv Ad