Një pjesë e studentëve kanë qenë të pranishëm në universtitetin Politeknik, ku janë mbledhur për të protestuar nëse nuk do të lejoheshin në auditore për faktin se nuk janë të vaksinuar. Studentët thanë se thirrja e tyre kishte bërë punë për faktin se edhe studentët e pavaksinuar, janë lejuar të hyjnë në auditore dhe shtuan se do të vazhdonin të ishin prezentë në sheshin Nënë Tereza nëse ditët e tjera do të kishte ndalesa për studentët. I pranishëm ka qenë edhe avokati Altin Goxhaj i cili tha se do të bënte edhe kallëzim penal pasi janë kryer shkelje të rënda, duke mos lejuar studentët të cilët e kishin kaluar, të hynin në universitete.
Studentët: Sot dua të konsideroj si një sukses thirrjen tonë pasi studentët janë futur në auditore. Ne do të thërrasim cdo ditë në protestë nëse studentët nuk lejohen të futen. Ne do jemi këtu cdo ditë me thirrjen që të mblidhemi të gjithë. Ne kemi edhe avokatin Altin Goxhaj për ta ndjekur edhe në rrugë ligjore këtë gjë. Nëse studentët e pavaksinuar nuk lejohen të futen në shkollë në intervalin kohor 08:00-10:00 i ftojmë në protestë.
Avokati Altin Goxhaj: Jam njoftuar që dje në darkë nga studentët të cilët janë në një situatë absurde. Por sot ndodhi ajo që ne donim, Qartazi ata janë frikësuar nga kërcënimi për protestë. Loja e tyre është si macja me miun. Do ju thoja që protestët çdo ditë do jenë gati për protestë nëse nuk do lejohen të hyjnë në auditore. Pra sot ata kanë ndryshuar agjendën e tyre. Ne kemi vendosur që prej ditës së sotme të firmosim për të rrëzuar aktin normativ të ministres. Kemi ardhur të kërkojmë edhe mbrojtje nga Komisioneri, pasi këtu kemi diskriminim të pastër pasi shteti ka mohuar të drejtën e studentëve për të hyrë në rastin kur e kanë kaluar.
Kjo është vepër penale dhe të gjitha do kallëzohen penalisht së bashku me sekretaret dhe rojet e universiteteve sepse janë bërë pjesë e krimeve kundër njerëzimit pasi nuk njohin aftësinë e studentëve që sigurohet pasi kanë kaluar virusin. Unë si avokat po ju them me përgjegjësi të plotë, se këta kanë shkelur të drejtën e studentëve për t’u arsimuar.
A duhet ofruar falas testi PCR?
E them me plot gojë se cdo student e ka të paguar këtë test me anë të kartës së siurimeve shëndetësore. Ata po vjedhin studentë duke ja akorduar këta para laboratoreve private.