Avokati Altin Goxhaj ka deklaruar për Fax News se në datë 12 dhjetor është festa e vërtetë e PD-së, sipas një dokumenti që ai e quajti ekskluziv, i cili tregonte një ftesë për festën e 12 dhjetorit 1996. Goxhaj në këtë mënyrë paralajmëroi se në datë 11 dhjetor do të shkarkohet Lulzim Basha dhe në datë 12 dhjetor e tutje, Selia e PD-së i kalon Kuvendit Kombëtar, përshkak se nis festa e demokratëve.
Ai më tej shtoi se data 18 dhjetor nuk do të egzistojë dhe për më tepër që gjykata do t’i kthejë përgjigje PD-së në zyrat që do të jenë të Kuvendit Kombëtar. Madje, Altin Goxhaj paralajmëroi se me 11 dhjetor do të merret vendimi për protestën e parë të vertetë ku policët do të kenë frikë nga turma dhe jo anasjelltas.
Altin Goxhaj: Ky Kuvend më 11 dhjetor do të jetë shansi i vetëm për shqiptarët. Basha dhe Gazi do të bëjnë festë, jo Kuvend më datën 18 dhjetor. Eksperienca e keqe është që në Shqipëri vendimet i marrin ambasadorët. Për datën 11 Berisha ka thënë që do të bëhet rithemelimi i PD-së. Ndryshimi rrënjësor duhet bërë nga e para jo siç e bëmë 30 vite por të bëjmë një parti të djathtë konservatore nuk ka interes që ti pëlqesh ambasadorëve por elektoratit shqiptar. Berisha ka thënë që ky Kuvend do t’i rikthejë Kuvendit partinë pluraliste. Shqipëria ka vetëm një shpëtim për të shpallur non grata Sorrosin, për të bërë një shqipëri patriotike që të bazohet në zhvillimin e popullsisë. Ditën e parë që ka dalë vendimi i Berishës për non grata, Blinken është një vendim i lobuar nga Sorros dhe që është një vendim i keq, jo Amerika por kushdo ta marrë është vendim i keq pasi është i sponsorizuar nga Sorros. Berishës ja ka ngritur kurthin Basha, e prisja që do ta përjashtonte doktorin. Nuk kam kontakt personal me Berishën. Berisha po shkund klasën politike që është përfshirë në gjumë dhe vetëm Berisha mund ta shpëtojë Shqipërinë. Soros në intervistë me sokol ballën në 2005 ai kishte takuar Sali Berishën , salki berisha bëri pakt me djallin dhe erdhi në pushtet por kjo është e keqja që na ka zënë tani. Berishës më 18 maj i kam thënë që e vetmja mënyrë për të shpëtuar veten duhet të shpëtosh Shqipërinë. Berisha është rikthyer fuqishëm, duhet të kemi një opozitë të vërtetë pasi kjo opozitë është në shërbim të Sorosit. Data 18 nuk ka për të egzistuar pas datës 12. Në 30 vite partitë kanë funksionuar si banda. Partitë nuk janë banda. Në momentin që mblidhet kuvendi me votat e delegatëve. Duhen 30 ditë të firmoset kërkesa për thirrjen e kuvendit. Në momentin që Kuvendi mblidhet dhe shkarkon. Unë kam dokumenta që e vërtetoj që data 12, kam dokumentin këtu ekskluziv. Kjo është ftesa e përvjetorit të PD-së, 1996, pasi në datë 12 dhjetor është festa reale e PD-së. Pas datës 11, pasi merren vendimet, shkarkohet kryesia si e paligjshme, PD me datë 12 ka festën. Ku do e bëje? Te PD. Ju besoni se do të egzistojë data 18? Ka marrë fund kjo punë. Në gjykatë, ju harroni që adresa për t’iu përgjigjur është selia. Të gjitha zyrat nga data 12 janë të Kuvendit kombëtar pas datës 12 dhjetor.