AMA i tërheq vëmendjen Ylli Rakipit: Mos e fto Olsi Jazexhiun; ai e fton dhe i jep mundësinë të kritikojë Autoritetin e Mediave Audiovizive

0
139
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoriteti i Mediave Audiovizive në Shqipëri, (AMA) i ka “tërhequr vëmendjen” emisionit “Të Paekspozuarit” që drejtohet nga Ylli Rakipi dhe televizionit MCN TV për shkak të një debati televiziv pak ditë më parë.

Gjatë debatit historiani Olsi Jazexhi, ndryshe nga panelistët e tjerë, mendonte se agresioni rus në Ukrainë është një përpjekje “për të vendosur demokracinë”. Por sipas AMA, kjo deklaratë ishte e papërshtatshme dhe kërkoi që të Jazexhi të mos lejohet të thotë mendimin e tij në televizion.

Mesa duket kjo kërkesë e AMA -s nuk është marrë parasysh dhe historiani është ftuar sërish sot në MCN TV dhe ka reaguar për këtë qëndrim të Autoritetit të Mediave, duke thënë se ky institucion “nuk toleron mendimin e lirë”.

“Reagimi ka ardhur nga drejtori i AMA-s, Arben Muka, i trajnuar në kohën e regjimit të Enver Hoxhës. Taktikat që përdorte Sigurimi i Shtetit. Nuk e tolerojnë mendimin e lirë dhe të pavarur si puna ime. Ndryshe nga Arben Muka që është i ftuar nga radio ‘Ejani’ në Kinë dhe e reklamon në faqen e tij regjimin kinez, unë jam ai person që nuk bëj kompromis me të vërtetën.

I kam treguar atë që regjimi kinez ka bërë me ujguruët, edhe pse u sulmova nga Partia Komuniste Kineze. Sulmi më bën të ndihem mirë sepse gjërat që kam thënë kanë thyer propagandën që bëhet mbi Ukrainën. AMA-n, Arben Mukën, regjimin e Rilindjes, Ambasadat, i ka shqetësuar. Ashtu siç kam sfiduar Partinë Komuniste Kineze ashtu sfidoj edhe AMA-n, që nëse gjërat që them janë të pavërteta të dalin në debat televiziv dhe të më mundin. Organizmat amerikanë kontrollojnë mediat, nga Departamenti i Gazetarisë me AMA-n”, u shpreh Jazexhi.

Zjarr Tv Ad