Në dokumentar ambasadorja Yuri Kim, ka deklaruar se marrëdhënia mes dy vendeve tona, kapërcen çdo qeveri, udhëheqës apo person.
Sipas saj është një lidhje mes popujve mes besimin e përbashkët në liri, demokraci, prosperitet dhe drejtësi.
“Shpresoj të bindeni edhe më shumë se lidhja mes vendeve tona është e veçantë, e fortë dhe do të zgjasë. Është një lidhje që kapërcen çdo qeveri, udhëheqës apo person. Është një lidhje mes dy popujve me besimin e përbashkët në liri, demokraci, prosperitet dhe drejtësi. Është një lidhje që nuk mund të thyhet”, tha ambasadorja.
Postimi i plotë:
100 Vjet Bashkë: Në nder të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, ambasada e SHBA në Tiranë organizoi mbrëmjen e djeshme shfaqjen e premierës së një dokumentari të veçantë që përkujton historinë e marrëdhënies. Midis të ftuarve ishin zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë, politikanë, akademikë, sipërmarrës, përfaqësues fetarë, ushtarakë, media, shoqëri civile dhe të rinj.
“Shpresoj të bindeni edhe më shumë se lidhja mes vendeve tona është e veçantë, e fortë dhe do të zgjasë. Është një lidhje që kapërcen çdo qeveri, udhëheqës apo person. Është një lidhje mes dy popujve me besimin e përbashkët në liri, demokraci, prosperitet dhe drejtësi. Është një lidhje që nuk mund të thyhet.” – thotë në dokumentar ambasadorja Yuri Kim. Dokumentari i 100-vjetorit është një prodhim i përbashkët i TV Klan dhe ambasadës së SHBA. Dokumentari i plotë do të transmetohet së shpejti në TV Klan, ndaj na ndiqni në vijim për më shumë detaje.