Ambasada Amerikane bën lëvizjen e radhës, Yuri Kim takim me dyer të mbyllura me Agron Shehaj

0
378
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kandidatin në garë për kreun e Partisë Demokratike Agron Shehaj.

Lajmin e ka bërë publik vetë Shehaj përmes një postimi në facebook, ku teksa përmend mbështetjen e vazhdueshme të amerikanëve ndaj Partisë Demokratike, nuk jep asnjë detaj mbi atë çka u diskutua.

Postimi i plotë: Sot paradite, me ftese te saj, bisedova me Ambasadoren Amerikane Yuri Kim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj dhe mbështetën fuqimisht ardhjen e saj në pushtet në vitin 1992.

Që atëherë, në çdo arritje të PD-së në politikë dhe qeverisje, ka qenë edhe ndihma e SHBA-ve. Kjo lidhje, mbështetur në vlerat e lirisë dhe demokracisë, do të forcohet edhe më shumë në ta ardhmen.

Zjarr Tv Ad