Ambasada amerikane njoftim për protestën e 25 Majit

0
13

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka bërë një tjetër njoftim për shtetasit e saj në Shqipëri ditën e sotme.
Sipas njoftimit, shtetasit amerikanë në vendin tonë të shmangin lëvizjet në vendet ku pritet që të zhvillohen sërish protesta nga opozita dhe që e radhës pritet që të jetë në datë 25 maj.

“Shmangni grumbullimet e mëdha dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi. Monitoroni mediat për përditësime dhe mos u ekspozoni”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.