Ambasada amerikane: Shpërndarja e Kuvendit hap me rëndësi drejt qeverisë së re

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinës, ka reaguar pas shpërndarjes së Kuvendit, madje e kanë quajtur hap të rëndësishëm.

Në reagimin e Ambasadës thuhet se është krijuar mundësia e krijimit të një qeverie të re, duke shtuar se “në fushatë kandidatët duhet të ofrojnë ide të reja mbi bisedimet me Serbinë, sundimin e ligjit, dhe zhvillimin ekonomik që do të siguronin që Kosova të mos humbasë edhe më shumë kohë në ndërtimin e një baze për të ardhmen”.

“Kuvendi ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një qeverie të re. Një fushatë në të cilën kandidatët ofrojnë ide të reja mbi bisedimet me Serbinë, sundimin e ligjit, dhe zhvillimin ekonomik që do të siguronin që Kosova të mos humbasë edhe më shumë kohë në ndërtimin e një baze për të ardhmen”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Zjarr Tv Ad