Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e rëndësishëm të Yuri Kim

0
176
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada e SHBA në Tiranë informon se ambasdorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim iu bashkua kompanive amerikane Excelerate dhe Exxon, si dhe partnerëve, udhëheqësve të sektorit energjitik dhe ortakëve nga vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Europian dhe më tej, në konferencën rajonale “Përtej Kufijve: Drejt një tregu energjie të qëndrueshme dhe ekonomie karboni të ulët”, organizuar nga Albgaz dhe Ministria shqiptare e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në njoftim, ambasada shprehet se Kim përgëzoi Shqipërinë për udhëheqjen dhe largpamësinë e saj në planifikimin e energjisë me zhvillimin e projekteve si Vlora dhe Skavica.

Njoftimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë:

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim iu bashkua kompanive amerikane Excelerate dhe Exxon, si dhe partnerëve, udhëheqësve të sektorit energjitik dhe ortakëve nga vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Europian dhe më tej, në konferencën rajonale “Përtej Kufijve: Drejt një tregu energjie të qëndrueshme dhe ekonomie karboni të ulët”, organizuar nga Albgaz dhe Ministria shqiptare e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Gjatë fjalës së saj, Ambasadorja tha se pushtimi i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Ukrainës nga Rusia ka shtuar nevojën për veprim urgjent në diversifikimin dhe sigurimin e burimeve, furnizuesve dhe rrugëve të energjisë. Në fjalimin e saj për konferencën, Zëvendës Ndihmës Sekretarja Amerikane për Diplomacinë Energjitike në Zyrën e Burimeve të Energjisë Laura Lochman tha se “administrata Biden e ka bërë shumë të qartë se nxitja e sigurisë energjitike të Europës në mënyra të cilat përputhen me synimet për mbrojtjen e mjedisit, ka qënë një prioritet kryesor edhe përpara se Rusia të niste luftën e saj të dhunshme në Ukrainë.

Politika e Shteteve të Bashkuara është përqëndruar vazhdimisht në rritjen e diversifikimit të burimeve të energjisë nga furnizuesit, rrugët dhe llojet e karburanteve, duke përfshirë ato bërthamore, të rinovueshme dhe, në raste të caktuara, gazin natyror të lëngshëm.

Unë e përgëzoj Shqipërinë për udhëheqjen dhe largpamësinë e saj në planifikimin e energjisë me zhvillimin e projekteve si Vlora dhe Skavica, për të diversifikuar furnizimin e rajonit me gaz natyror, për të rritur përzierjen e burimeve të rinovueshme dhe për të reduktuar varësinë e saj nga qymyri. Në vijim, këto projekte do të sigurojnë siguri energjetike për vendin dhe rajonin”.

Zjarr Tv Ad