Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-Sekretarit të Shtetit në SHBA, Colin Powell, si pasojë e infektimit me Covid-19.
Në një postim në faqen zyrtare ambasada shkruan se diplomati ia kushtoi jetën e tij shërbimit publik, duke theksuar se ai ishte një promovues i partneritetit midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.
“Sot humbëm një hero amerikan. Si ushtar, diplomat dhe qytetar, Colin Poëell ia përkushtoi jetën e tij shërbimit publik. Ai theu barriera si Sekretari i parë Afrikano-Amerikan i Shtetit dhe Shef i Shtabit të Përgjithshëm, dhe ishte promovues i partneritetit midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. U prehtë në paqe!”, shkruhet në faqen e ambasadës së SHBA-së.