Ambasada e SHBA publikon deklaratën e Blinken: Të ndalohet përshkallëzimi Rusi-Ukrainë

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar deklaratën e DASH në lidhje me bisedimet që sekretari amerikan i shtetit, Blinken ka zhvilluar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Blinken ka theksuar se SHBA qëndron e bashkuar në thirrjet ndaj Rusisë për të ndaluar përshkallzimin e situatës më Ukrainën.

“Bisedova me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg mbi punën tonë për të nxitur sigurinë transatlantike. Ne qëndrojmë të bashkuar në thirrjet tona ndaj Rusisë për të ndalur përshkallëzimin dhe për t’u angazhuar në diplomaci me NATO-n dhe Ukrainën”, ka thënë Sekretari i Shtetit Antony Blinken në mesazhin e tij, publikuar nga ambasada e SHBA.

Zjarr Tv Ad