Ambasada e SHBA-së deklarohet kundër taksës ndaj Serbisë

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

U raportua se një gjë të tillë e ka kërkuar edhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve dhe Departamenti i Shtetit Amerikan. Lidhur me këtë, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, zyrtarë për informim të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, kanë deklaruar se SHBA në vazhdimësi ka kërkuar heqjen e kësaj takse.

Sipas Ambasadës së SHBA-së, Kosova nuk përfiton diçka nga masa në fjalë.

“Pozicioni ynë mbi taksen nuk ka ndryshuar. SHBA-te në vazhdimësi kanë kërkuar nga udhëheqësia Kosovare ta pezullojnë menjëherë taksen për produktet Serbe dhe ato të Bosnje e Hercegovinës. Ashtu siç kemi thënë edhe më parë, nuk shohim se Kosova përfiton diçka nga kjo mase. Fuqishëm bëjmë thirrje që të rishikohet fokusi thelbësore i interesit të Kosovës – e që është e ardhmja Evropiane dhe normalizimi i raporteve me Serbinë”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, dhënë për gazetën “Bota sot”.

 

 

Zjarr Tv Ad